BE: Temu në shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, rrezik për konsumatorët europianë

BE: Temu në shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale, rrezik për konsumatorët europianë

Komisioni Evropian deklaroi të hënën se platforma kineze e tregtisë elektronike Temu ka shkelur Aktin e Shërbimeve Dixhitale (DSA), pasi nuk ka vlerësuar siç duhet rreziqet që lidhen me shitjen e produkteve të paligjshme në faqen e saj të internetit. Gjetjet paraprake janë pjesë e një hetimi të nisur në tetor 2024, që synon të garantojë një mjedis të sigurt për blerjet online brenda Bashkimit Evropian. Sipas Komisionit, ka një rrezik të lartë që konsumatorët europianë të përballen me produkte të rrezikshme dhe të paligjshme në Temu, përfshirë lodra për foshnje me përbërës toksikë dhe pajisje elektronike që nuk respektojnë...