Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
BE paralajmëron kundërmasa pas tarifave të Trump, reagon Ursula von der Leyen
Bota E Shtunë, 12 Korrik 2025 16:57 Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa doganore prej 30% ndaj produkteve të Bashkimit Evropian të eksportuara në SHBA, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë në të dy anët e Atlantikut. Në një deklaratë zyrtare, von der Leyen theksoi se ky vendim kërcënon të prishë zinxhirët e furnizimit ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë dhe do të ketë ndikime të drejtpërdrejta negative për bizneset dhe konsumatorët si në SHBA, ashtu edhe në Evropë. “Vendosja e tarifave...