BE paralajmëron bllokim të Vuçiçit: Të rishikohen negociatat…

BE paralajmëron bllokim të Vuçiçit: Të rishikohen negociatat…

Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Serbinë se mundësia e vazhdimit të bisedimeve për pranimin e saj në Bashkimin Evropian do të shqyrtohet, pasi vendi nga Ballkani e varrosi me nderime shtetërore dhe ushtarake Ratko Mlladiç, të dënuarin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. "Siç e dini, diskutimet mbi Grupin 3 janë duke u zhvilluar aktualisht me shtetet anëtare. Dhe, për këtë diskutim duhet të merren parasysh zhvillimet e fundit politike që i kemi parë", tha Guillaume Mercier, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerimin, në një konferencë për shtyp të martën. Për vite me radhë, Komisioni Evropian ka mbështetur vazhdimin e bisedimeve për pranim midis Bashkimit Evropian dhe Serbisë, duke rekomanduar hapjen e Grupit 3, për të cilin Serbia konsiderohet teknikisht e gatshme. Angazhimi...