Burimi:
Javanews.al

BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit
👁6530
Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian mund të përballet me bllokim serioz në rast se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, merr pjesë në paradën ushtarake të 9 majit që do të mbahet në Moskë, e organizuar nga Kremlini. Kjo paradë, që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, është kthyer në vitet e fundit në një simbol të fuqisë ushtarake ruse dhe përkrahjes ndaj politikave të Vladimir Putinit, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë. Zyrtarë të lartë të BE-së kanë paralajmëruar se pjesëmarrja e një udhëheqësi nga një shtet kandidat në këtë...