BE-ja pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

BE-ja pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

Por, një dekadë e gjysmë më vonë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nuk janë më ndër mesazhet kryesore të fushatës zgjedhore në Serbi, ndonëse ajo e ka statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Në një vend që dikur ishte ndër më të avancuarit në procesin e integrimit evropian, por që tani është ndër më të prapambeturit, vetëm një listë zgjedhore e ka BE-në në qendër të programit të saj. Lista “Serbia evropiane”, e përbërë kryesisht nga Partia për Liri dhe Drejtësi e Dragan Gjillasit dhe Partia Zemra (Srce) e Zdravko Ponoshit, e ka përqendruar fushatën në nevojën për anëtarësim në BE. Për partitë e tjera, përfshirë ato në pushtet, integrimi evropian nuk është temë kryesore e fushatës. Serbia, përndryshe, nuk ka hapur asnjë kapitull të...