BE “i kthen shpinën” Izraelit, shqyrton masë serioze për krizën në Gaza

BE “i kthen shpinën” Izraelit, shqyrton masë serioze për krizën në Gaza

Komisioni Evropian po shqyrton pezullimin e pjesëmarrjes së Izraelit në programin kërkimor dhe inovativ më të madh të BE-së, “Horizon Europe”, në përgjigje të dështimit të Tel Avivit për të zbatuar marrëveshjen për ndihmën humanitare në Gaza. Kjo e fundit, u arrit më 10 korrik dhe parashikonte rritje të ndjeshme të ndihmës ushqimore dhe mbrojtje të punonjësve humanitarë në Gaza. Mësohet se komisionerët do të diskutojnë sot, 28 korrik, pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, një masë që nuk kërkon unanimitet nga 27 shtetet anëtare. “Gjendja në Gaza është katastrofike. Edhe pse ndihma po hyn, shpërndarja po bëhet në mënyrë të...