BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

BE gati për negociata paqeje për Ukrainën: Presim që Rusia të angazhohet në bisedime reale

Bashkimi Evropian është i gatshëm të angazhohet në negociata paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke theksuar se është përgatitur prej kohësh për një mundësi të tillë. Deklarata u bë të premten nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, gjatë një komunikimi me gazetarët në Bruksel. “Ne jemi të përgatitur dhe kemi qenë duke u përgatitur për një kohë të gjatë, dhe mezi presim momentin kur Rusia do të jetë e gatshme të angazhohet në diskutime të vërteta dhe në terma realë për t’i dhënë fund kësaj lufte”, deklaroi Pinho. Qëndrimi i Brukselit erdhi pas pyetjeve nëse Komisioni Evropian po përgatitet për një fazë të re të mundshme të negociatave dhe nëse do të ishte i gatshëm të dërgonte një përfaqësues për të...