BBC zbulon rrjetin e kontrabandës së njerëzve, lidhjet në Francë dhe Britani

BBC zbulon rrjetin e kontrabandës së njerëzve, lidhjet në Francë dhe Britani

Një hetim i fshehtë i BBC-së ka ekspozuar operacionet e një bande të dhunshme kontrabandistësh, e cila transporton njerëz përtej Kanalit Anglez me varka të vogla. Hetimi zbuloi jo vetëm rrjetin në Francën veriore, por gjithashtu dhe bashkëpunëtorët e bandës në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët mbledhin pagesa për kalimet e paligjshme. Një gazetar i BBC-së, i cili u infiltrua duke u paraqitur si emigrant, fitoi akses në strehën e fshehtë të bandës në një pyll pranë Dunkirkut në Francë. Atje, ai bisedoi me një anëtar të lartë të bandës të quajtur Abdullah, i cili i ofroi një vend në një varkë për 1,400 euro. Abdullah po ashtu i dha gazetarit një numër telefoni britanik dhe një fjalë kyçe, “Birmingham”, për pagesën. Përmes një tjetër...