BBC përgatit dokumentar me dy pjesë për J.K. Rowling, nga suksesi i “Harry Potter” te polemikat publike
BBC ka njoftuar realizimin e një dokumentari të ri me dy pjesë kushtuar shkrimtares britanike J.K. Rowling, autores së serisë së librave “Harry Potter”. Projekti do të trajtojë rrugëtimin e saj drejt suksesit, ndikimin kulturor të veprës së saj dhe debatet që kanë shoqëruar qëndrimet e saj publike vitet e fundit. Sipas njoftimit të BBC Factual dhe BBC Scotland, dokumentari do të shqyrtojë tri dekada ndryshimesh të thella shoqërore, politike dhe teknologjike, duke përdorur jetën dhe karrierën e Rowling si pikënisje për të kuptuar transformimet e shoqërisë britanike. Pjesa e parë do të rikthehet te fëmijëria e shkrimtares, suksesi i jashtëzakonshëm i librave “Harry Potter” dhe ndikimi i paprecedentë që pati seria në letërsi dhe kulturën popullore. Librat u botuan nga viti 1997 deri më...
Burimi:
kultplus.com