BBC: Netanyahu ka gati planin për pushtimin e plotë të Gazës

BBC: Netanyahu ka gati planin për pushtimin e plotë të Gazës

Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të propozojë ripushtimin e plotë të Rripit të Gazës kur të takohet me kabinetin e tij të sigurisë. Kështu njoftojnë mediat izraelite, sipas BBC. "Basti është hedhur. Ne do të shkojmë drejt pushtimit të plotë të Rripit të Gazës dhe do ta mposhtim Hamasin,"- citojnë gazetarët vendas duke pretenduar se këto fjalë ua kaë thënë një zyrtar i lartë. Duke iu përgjigjur raportimeve se shefi i ushtrisë dhe udhëheqës të tjerë ushtarakë e kundërshtojnë planin, zyrtari i paidentifikuar tha: Nëse ky plan nuk bën për shefin e shtabit, ai duhet të japë dorëheqjen. Familjet e pengjeve kanë frikë se plane të tilla mund të rrezikojnë të dashurit e tyre, 20 nga 50 që besohet se janë ende gjallë...