“Bayern Munchen erdhi 4 herë në Itali dhe fitoi 4 herë”! Trajneri i Interit: E quaj veten me fat, unë stërvis burra

“Bayern Munchen erdhi 4 herë në Itali dhe fitoi 4 herë”! Trajneri i Interit: E quaj veten me fat, unë stërvis burra

Interi ka bërë një tjetër arritje të madhe. Zikaltërit kanë eliminuar Bayern Munchen teksa pas fitores në transfertë, arritën që të barazonin 2-2 në shtëpi dhe të kalonin më tej. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka përgëzuar djemtë e tij për performancën e zhvilluar dhe këtë arritje të madhe. “Kur shkuam 2-1, në 15 minutat e fundit Bayerni e rriti intensitetin me futjen e Coman dhe Gnabry. Bayerni kishte qenë në San Siro katër herët e fundit dhe fitoi katër herë. Jemi shumë të lumtur dhe plot krenari. Kemi marrë një arritje të madhe, nuk mund të arrish gjithmonë në gjysmëfinale...
Burimi: Sportekspres.com