Bashkimi i partive shqiptare në jug të Serbisë ‘çmend’ Vuçiçin: Më të rrezikshmin e kanë vënë në krye të listës

Bashkimi i partive shqiptare në jug të Serbisë ‘çmend’ Vuçiçin: Më të rrezikshmin e kanë vënë në krye të listës

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ndaj bashkimit të partive shqiptare në jug të Serbisë për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke pretenduar se ky zhvillim është pjesë e një presioni të jashtëm ndaj Beogradit, me synimin për të ngritur çështjen e asaj që ai e cilësoi si “Lugina e Preshevës”. Në një intervistë për televizionet serbe, Vuçiç akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe aktorë të tjerë të jashtëm se kanë ndikuar në bashkimin e partive shqiptare, të cilat do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 tetorit. Sipas tij, në krye të listës është vendosur Shaip Kamberi, ndërsa përfaqësues të dy partive të tjera janë renditur në pozicionet e dyta dhe të treta. Vuçiç pretendoi se ky bashkim...