Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Bashkimi i madh i shqiptarëve të shkëlqyer
KONGRESI I ELBASANIT Shtator 1909. Qyteti i Elbasanit mirëpret Kongresin e shkollave shqipe, duke shënuar kështu, një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, nga 2 – 10 shtator të vitit 1909. Morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube dhe shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar. Midis delegatëve të kongresit kishte veprimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si edhe mësues atdhetarë, siç ishin: Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Hamdi Ohri, Nikollë Kaçori, Andrea Konomi, Idhomen Kosturi, Kahreman Vrioni, etj. Programi kulturor e arsimor që hartoi Kongresi i Elbasanit parashtronte njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjithë sistemin ekzistues arsimor...