Burimi:
Syri.net

Bashkimi Evropian jep mbi 3 miliardë euro shtesë në Ukrainë
👁7952
Ukraina ka marrë 3,5 miliardë euro të tjera (3,8 miliardë dollarë) mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, tha sot qeveria në Kiev. “Ndihma e BE-së është e rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik”, tha kryeministri, Denys Shmyhal në Telegram. “Paketa përfshin 3,1 miliardë euro kredi me interes të ulët dhe 400 milionë euro grante”, tha Ministria e Ekonomisë e Ukrainës. Fondet janë pjesë e programit të BE-së për “Ukraine Facility”, i cili do të sigurojë një mbështetje me vlerë 50 miliardë euro deri në vitin 2027. Ukraina ka marrë tashmë 16 miliardë euro sipas skemës, këtë vit. Me mbështetjen perëndimore, Ukraina...