Bashkia Shkodër nis ndërhyrjet në segmentet rrugore të amortizuara, punimet do të vijojnë në zona të tjera

Bashkia Shkodër nis ndërhyrjet në segmentet rrugore të amortizuara, punimet do të vijojnë në zona të tjera

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka filluar ndërhyrjet në disa segmente rrugore të amortizuara në disa lagje të qytetit. Sipas tij, punimet janë pjesë e një plani të vazhdueshëm për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër. Kryebashkiaku Beci thekson se këto ndërhyrje do të shtrihen edhe në zona të tjera që kanë nevojë për përmirësim, duke pasur në fokus lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. Postimi i plotë: 
Burimi: Kohajone.com