Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bashkia e Tiranës drejt zgjedhjeve/ Veliaj mbetet në burg, kryeqyteti 5 muaj pa kryetar
Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës për ndryshim të masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”. Vendimi i dhënë sot nga gjykata më e lartë në vend konfirmon vijimin e ndalimit të Veliajt, i cili ndodhet në qeli prej muajit shkurt. Kërkesat për lirim, të paraqitura më herët në instanca të tjera, janë refuzuar në mënyrë të njëpasnjëshme. Më 9 qershor, Gjykata e Apelit të Posaçëm hodhi poshtë kërkesën e tij për zëvendësimin e masës me “garanci pasurore”. Ndërkohë, më 17 qershor, edhe Gjykata...