“Bashkëpunim në modernizimin e ushtrisë”- Ministri Nufi vizitë zyrtare në Ankara, takohet me homologun turk: Vijojmë partneritetin strategjik
Thellimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Turqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe orientimi i bashkëpunimit drejt projekteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë ishin në fokus të vizitës së sotme zyrtare të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në Turqi dhe takimit dypalësh me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler. Gjatë takimit, Ministri Nufi nënvizoi se “Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet të konsoliduar, të mbështetur në lidhje të forta historike dhe njerëzore, anëtarësimin e përbashkët në NATO dhe një bashkëpunim të qëndrueshëm në fushën e mbrojtjes e sigurisë.” Ai shprehu vlerësimin e Shqipërisë për kontributin e kahershëm të Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, duke cilësuar rëndësinë e një bashkëpunimi gjithnjë e më...
Burimi:
javanews.al