Bashkë me nënën, 30-vjeçari shqiptar trafikonte kokainë në Rodos! Si e ‘lodhi’ policinë derisa u zbulua, vlera e drogës kapte mbi 88 mijë euro

Bashkë me nënën, 30-vjeçari shqiptar trafikonte kokainë në Rodos! Si e ‘lodhi’ policinë derisa u zbulua, vlera e drogës kapte mbi 88 mijë euro

Një 30 -vjeçar shqiptar,  u arrestua së bashku me nënën e tij për trafik kokaine në Rodos të Greqisë. Pas arrestimit, i  riu u la në paraburgim, ndërsa nëna e tij u lirua me kusht. Sipas mediave greke, hetimi filloi pas një informacioni anonim të marrë nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve në Rodos, sipas të cilit 30-vjeçari, i njohur për autoritetet nga një rast i mëparshëm trafikimi droge për të cilin ai ishte lënë më parë në paraburgim dhe ishte liruar me kushte kufizuese, ishte rikthyer në trafikimin aktiv të kokainës. Siç u vërtetua që në ditët e para të mbikëqyrjes, i riushqiptar mbante një apartament në katin përdhes në një pallat në Ialyssos, ndërsa për udhëtimet e tij përdorte një automjet...