Barnat për dobësim mund të rrisin rrezikun e rënies së flokëve

Barnat për dobësim mund të rrisin rrezikun e rënies së flokëve

Termi “mrekulli” përdoret shpesh për gjeneratën e re të medikamenteve për humbjen e peshës, të cilat përdoren për trajtimin e obezitetit dhe diabetit. Por, sipas studiuesve në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), të ashtuquajturat barna GLP-1 mund të shkaktojnë një efekt anësor të padëshiruar: rënien e flokëve, krahas kilogramëve që shpresohet të humben. Ekipi, me bazë në NYU Langone Health dhe NYU Grossman School of Medicine, tha se burrat me histori familjare të tërheqjes së vijës së flokëve e rrisin rrezikun e tyre nëse trajtojnë diabetin ose synojnë të humbin peshë duke përdorur barna të markave GLP-1, të tilla si Ozempic, Wegovy dhe Zepbound. “Studimi ynë ofron lidhjen e parë gjenetike midis përdorimit të GLP-1 dhe rritjes së rrezikut të rënies së flokëve sipas modelit...