“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

“Harroi” të burgosurin në qeli, prokurores i kushton 10% të pagës për 6 muaj me radhë!

Një i dënuar ka qëndruar pas hekurave më gjatë se sa duhej, pasi prokurorja Albjona Papajani kishte “harruar” të llogariste edhe kohën që ai kishte kaluar në paraburgim në Greqi. Një gabim që nuk i kushtoi lirisë prokurores, por të dënuarit, i cili vijoi të vuante dënimin edhe pasi afati ligjor kishte përfunduar. Për këtë shkelje, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi këtë të enjte t’i ulë pagën me 10% për gjashtë muaj Albjona Papajanit, e cila në kohën e ngjarjes ushtronte detyrën në Prokurorinë e Beratit. Hetimi disiplinor ndaj saj nisi pas një ankese të Avokatit të Popullit, lidhur me mënyrën se si ishte përllogaritur koha e vuajtjes së dënimit. Gjatë verifikimeve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë konstatoi se prokurorja kishte neglizhuar në mënyrë...