Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bari/ Shqiptari humb kontrollin në port, policia i shpëton jetën
Një episod i rëndë shëndetësor u regjistrua fundjavën e kaluar në portin e Barit, ku një shtetas shqiptar, në pritje për t’u nisur drejt Durrësit, pësoi një krizë epileptike në zonën e kontrollit të mjeteve. Gjatë patrullimeve rutinë në pikën kufitare, agjentët e Policisë së Shtetit italian ndërhynë menjëherë sapo konstatuan gjendjen e rënduar të qytetarit. Ata njoftuan menjëherë shërbimin emergjent mjekësor 118 dhe, në të njëjtën kohë, kërkuan ndihmën e personelit mjekësor që ndodhej në bord të një prej anijeve të ankoruara në breg. Ndihma e parë e dhënë nga efektivët ishte vendimtare: përmes veprimeve të shpejta dhe tw sakta, ata arritën të shmangin rrezikun e mbytjes dhe të stabilizonin gjendjen e të prekurit, deri në mbërritjen e ambulancës. Më vonë, stafi mjekësor konfirmoi...