Bardhi sulmon qeverinë: Tirana po shndërrohet në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista

Bardhi sulmon qeverinë: Tirana po shndërrohet në një lavatriçe për pastrimin e parave të pista

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me projektet e reja të zhvillimit në qendër të Tiranës, duke kritikuar politikën e qeverisë për hapësirat publike dhe ndërtimet e larta. Në një reagim në Facebook, Bardhi e krahasoi zhvillimin urban në Tiranë me atë të qyteteve europiane, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i jep përparësi ndërtimit të kullave në vend të hapësirave të gjelbra. “E gjithë bota ndërton parqe. Edi Rama ndërton kulla”, shkruan Bardhi, duke pretenduar se hapësirat publike po i nënshtrohen betonizimit dhe se projektet favorizojnë të njëjtat interesa. Bardhi kundërshton mënyrën se si po zhvillohet Tirana dhe thotë se hapësirat publike duhet të konsiderohen pasuri e qytetarëve. Ai deklaron gjithashtu se Partia...