Bardhi publikon videon e Roni Yeffet duke dalë nga takimi me Ramën: E njeh?
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kontrolleve të SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen KAYO, mes tyre edhe në banesën e biznesmenit Ron Yeffet. Sipas raportimeve, kontrollet janë kryer me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO-së, ndërsa hetimi lidhet me materialet audio të publikuara më herët dhe pretendimet për aktivitet të paligjshëm në fushën e armëve. Në reagimin e tij, Bardhi është ndalur te një video ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e biznesmenit me kryeministrin Edi Rama dhe rolin e tij në aktivitetet që lidhen me KAYO-n. Sipas Bardhit, materialet e publikuara së fundmi nga emisioni “Çim Peka LIVE” përmbajnë të dhëna që ngrenë pyetje mbi interesin e Yeffet...
Burimi:
sot.com.al