Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bardhi: Pas kallëzimit në SPAK, njerëzit e Ballukut në Fier hoqën kompjuterat nga zyrat
Drejtuesi i Qarkut Fier për PD-në, Gazment Bardhi,kallëzoi ditën e sotme në SPAK Belinda Ballukun, e cila sipas tij po u blen qytetarëve të Fierit votën me para në dorë. Bardhi ka reaguar sërish dhe bën me dije se njerëzit e Ballukut në Fier kanë tentuar të heqin kompjuterat nga zyrat, të fshijnë të dhënat e qytetarëve të cilëve u kanë premtuar para, vende pune, certifikata pronësie e të tjera, në këmbim të votës për të. Demokrati i ka bërë thirrje SPAK-ut të veprojë menjëherë për të ndëshkuar në mënyrë shembullore krimet elektorale të Belinda Ballukut dhe bandës së saj elektorale në Fier. “Hiqni kompjuterat nga zyrat sa të doni, fshini të dhëna sa herë të doni, shkulni tela e ctju urdhërojnë, të gjitha provat...