Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në procesin zgjedhor
👁5376
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij, në procesin e administrimit të zgjedhjeve. Duke ju referuar rastit të anëtarit të KAS Ilirjan Rusmali, që rezulton njëkohësisht të jetë edhe Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës, Bardhi sqaron se angazhimi i Kabinetit të Presidentit në procesin e administrimit të zgjedhjeve nënkupton që Institucioni i Presidentit të Republikës po cenon rëndë parimin e neutralitetit dhe përfaqësimit të unitetit të popullit. ‘Ndërhyrja juaj në procesin zgjedhor, përmes Kabinetit tuaj, minon figurën e Presidentit të Republikës dhe...