Barcelona dëshiron “ta blindojë” Frenkie de Jong, zbulohet oferta e rinovimit për holandezin

Barcelona dëshiron “ta blindojë” Frenkie de Jong, zbulohet oferta e rinovimit për holandezin

Barcelona vazhdon të presë që Frenkie de Jong (28 vjeç) t’i japë “dritën jeshile” për të nisur negociatat e rinovimit të kontratës, përmes një agjenti të ri ose avokati, sapo ai ta ndërpresë marrëveshjen me përfaqësuesin aktual Ali Dursun, me të cilin ka pasur mosmarrëveshje prej disa muajsh. Deri sa të zgjidhet kjo çështje, holandezi nuk mund ta informojë klubin se kush është përfaqësuesi ligjor me të cilin mund të negociohet vazhdimësia e tij. Aktualisht, kontrata e Frenkie skadon në vitin 2026. Pas gjysmës së dytë të shkëlqyer të sezonit të kaluar, ku fitoi vendin si titullar në sytë e...