Barça nuk pësoi gol në një ndeshje në Europë për herë të parë pas 19 muajsh, Flick: Kjo vlen më shumë se fitorja

Barça nuk pësoi gol në një ndeshje në Europë për herë të parë pas 19 muajsh, Flick: Kjo vlen më shumë se fitorja

Trajneri gjerman Hansi Flick, pasi pa Barcelonën të fitonte 3-0 ndaj Aston Villa në Champions League, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Camp Nou”, vlerësoi angazhimin mbrojtës të skuadrës së tij. Ai nuk kishte në dispozicion disa mbrojtës kyç për këtë ndeshje, ndaj vendosi t’i besonte sërish mesfushorit të ri Brian Farinas në rolin e mbrojtësit të djathtë. Ai bëri një paraqitje të mirë në mbrojtje, ndërsa Barcelona arriti ta mbante portën të paprekur në një ndeshje evropiane për herë të parë pas 19 muajsh. Ky fakt e gëzoi shumë trajnerin gjerman: “Gjëja më e mirë në këtë ndeshje është fakti që nuk pësuam gol. Jam shumë i kënaqur me këtë, sepse u mbrojtëm ndaj një sulmi shumë të fortë, siç është ai i Aston...