Barazon dy herë pasi ishte në disavantazh, Tirana me super Redon Xhixhën ndan pikët me Elbasanin
Tirana dhe Elbasani po zhvillojnë një përballje spektakolare në “Selman Stërmasi”, me të dyja skuadrat që kanë dhuruar gola dhe emocione në javën e pestë të Abissnet Superiores. Në një ndeshje mes ritmit, bardheblutë kanë reaguar pas dy avantazheve të Elbasanit dhe kanë rikthyer baraspeshën. Elbasani e gjeti rrjetën fillimisht në minutën e 22-të, kur Nikaj përfitoi edhe nga një devijim i mbrojtësit Ndong për të kaluar verdheblutë në avantazh. Tirana nuk u dorëzua dhe vetëm tetë minuta më vonë erdhi përgjigjja e Redon Xhixhës. Sulmuesi bardheblu realizoi për 1-1 dhe i dha skuadrës së Klafuriçit më shumë besim. Megjithatë, Elbasani reagoi sërish. Në minutën e 37-të, Mazari u shkëput bukur nga mbrojtja, kaloi edhe portierin Bekaj dhe shënoi për 2-1. Pjesa e dytë nisi...
Burimi:
sportekspres.com