Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it

Barazimi me Aarhus, Ndreca: Egnatia po luan si e barabartë me rivalët në Europë, synojmë fazën e play-off-it

Futbollisti i Egnatias, Edison Ndreca, e ka vlerësuar pozitivisht barazimin 1-1 ndaj Aarhusit në Danimarkë, në kuadër të fazës së ligës së Conference League. Në një intervistë për “Kubi Sportiv” ai u shpreh se skuadra ka arsye të jetë e kënaqur me rezultatet e arritura në Europë, ku është përballur me kundërshtarë me më shumë përvojë dhe buxhete më të mëdha. Sipas tij, Egnatia ka treguar se mund të luajë si e barabartë me ekipe me histori në kompeticionet europiane, ndërsa synimi mbetet kalimi në fazën e play-off-it. “Duke parë rëndësinë, kundërshtarët që kishim përballë dhe të gjithë komponentët, ne jemi një ekip i ri në Europë dhe po përballemi me ekipe që kanë shumë histori në kompeticionet europiane dhe buxhete shumë më të forta...