Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it
Banorët e fshatrave të Suçit hynë forcërisht në Bashkinë e Klosit gjatë protestës së tyre kundër ndërtimit të hidrocentralit Doma, ndërkohë që zyrtarët lokalë fajësojnë njëri-tjetrin për përgjegjësitë. Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë...