Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Bankers”, Apeli vendos për masat e sigurisë: Burg për CEO-n dhe ish-drejtorin
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë vendosi sot për masat e sigurisë, për personat e akuzuar në lidhje me çështjen e “Bankers Petroleum Albania LTD”. Togat e zeza kanë lënë në arrest me burg, CEO-n aktual të kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtorin, Leonidha Çobo. Katër punonjës të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa tre në detyrim paraqitjeje me vendim të Shkallës së Parë. Në lidhje me çështjen janë në kërkim katër persona. Kujtojmë se seanca e djeshme u shty për sot për shkak të kompleksitetit të dosjes. Të pranishëm në gjykatë ishin përfaqësues të kompanisë, por edhe të ambasadës kineze, por nuk morën pjesë brenda në seancë, për shkak se ajo u zhvillua me dyer të mbyllura. Hetimet për “Bankers” nisën...