Banka e ndërtesa përfshihen nga zjarri pas përshkallëzimit të protestës studentore në Tiranë
Dhjetëra mijëra studentë dolën të mërkurën në rrugët e Tiranës, duke i vënë zjarrin një ndërtese qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke hedhur gurë në drejtim të policisë, në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit. Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve i vunë zjarrin ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, përmbysën kontejnerët e mbeturinave dhe dëmtuan biznese lokale në sheshin e kryeqytetit. Një degë e Raiffeisen Bank, pranë Ministrisë së Arsimit, u përfshi gjithashtu nga zjarri, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Kjo është protesta më e dhunshme kundër korrupsionit në Tiranë qëkurse nisën protestat në maj dhe përben sfidë në rritje për Qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Përshkallëzimi...
Burimi:
kohajone.com