Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Banka Botërore ul parashikimin për rritjen globale, shkaku trazirat tregtare
👁3973
Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen globale në vitin 2025, duke përmendur si shkak tensionet tregtare dhe pasigurinë politike që rrjedh prej tyre, ndërsa tarifat e vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump kanë përkeqësuar marrëdhëniet tregtare dhe kanë rënduar perspektivën ekonomike.Në raportin më të fundit për perspektivën ekonomike, banka uli parashikimin për rritjen e PBB-së globale në 2.3 %, nga 2.7 % që pritej në janar – ulja më e fundit në një varg vlerësimesh negative nga organizata ndërkombëtare.“Kjo është performanca më e dobët në 17 vitet e fundit, përjashtuar rastet e recesioneve globale,” tha kryeekonomisti i Grupit të...