Balluku: Të gjitha nënstacionet e rrezikuara nga zjarret janë operative

Balluku: Të gjitha nënstacionet e rrezikuara nga zjarret janë operative

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar sot se të gjitha nënstacionet e energjisë elektrike që ishin të rrezikuara nga zjarret dhe ngarkesat maksimale gjatë 24 orëve të fundit janë aktualisht në funksion të plotë. Ministrja tha se kjo është rezultat i përkushtimit dhe punës së palodhur të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore të energjisë, të cilët kanë qenë në terren pa ndërprerje për të garantuar stabilitetin e sistemit energjetik. Ajo përgëzoi trupat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit për angazhimin e tyre në mbrojtjen e aseteve energjetike të vendit,...