Burimi:
Kohajone.com

Balluku: Park i ri fotovoltaik në Spitallë nga kompania ”Voltalia”, hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë
👁4199
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Inftrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se kompania franceze “Voltalia” ka nisur ndërtimin e një parku të ri fotovoltaik në Spitallë. E pranishme në ceremoninë e përurimit të parkut diellor në Karavasta, Balluku e cilësoi ”Voltalian” shembulli të investitorëve të huaj që operojnë në vendin tonë. ”Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Spitallë është një tjetër hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, pas parkut fotovoltaik të Karavastasë, që është më i madhi në Ballkan dhe është ndërtuar nga ”Voltalia”’, u shpreh Balluku. Ministrja evidentoi ”Voltalian” kompaninë franceze, si një nga kompanitë më në zë dhe të...