Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balluku në Mallakastër: Zona do të ketë më shumë mundësi me rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Patosit-Ballsh–Fratar
👁8047
Zv/kryeministria, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Dibër, Belinda Balluku ka vijuar takimet elektorale në Greshicë dhe Kutë të Mallakastrës. Teksa ka postuar fotot në Facebook, Balluku flet për mundësitë që zona do të ketë me rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Patosit-Ballsh–Fratar. ”Në Greshicë dhe Kutë të Mallakastrës, për të takuar e biseduar me banorët, mbi problematikat e krahinës, por edhe mundësitë që zona do të ketë me rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Patosit-Ballsh–Fratar, për të cilën tashmë ka nisur puna. Një ndërhyrje e cila do të lehtësojë aksesin dhe nxisë zhvillimin ekonomik të zonës”,-shkruan Balluku.