Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve dhe kryetarëve të njësive në Bashkinë Lushnjë
Në zbatim të urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin dhe rritjen e performancës në administratën vendore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një mbledhje në ambientet e Bashkisë Lushnjë me drejtuesit e kësaj njësie vendore. Gjatë takimit, Balluku kërkoi dorëheqjen e 13 drejtorëve të bashkisë, të cilët më pas do t’i nënshtrohen një procesi rivlerësimi përmes intervistave. Në bazë të performancës dhe rezultateve të arritura në detyrë, do të vendoset nëse ata do të qëndrojnë apo do të zëvendësohen. Pas kësaj mbledhjeje, zv.kryeministrja zhvilloi edhe një takim me 15 kryetarët e njësive administrative të Bashkisë Lushnjë, të cilëve u kërkua...