Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balluku inspekton zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil: Është realizuar 30% e punës
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ksamil. Zgjerimi i kësaj rruge vjen në kuadër të masave të marra për zhvillimin e sezonit turistik. Ky projekt përfshinë rreth katër km rrugë, ku një pjesë është me dy korsi vajtje dhe një korsi ardhje dhe pjesa tjetër është vetëm më dy korsi vajtje-ardhje, një rrugë e kategorisë C interurbane. Ndërkohë bëhet e ditur se është një rrugë interurbane, por janë parashikuar edhe elementët urbanë duke qenë se kjo është një rrugë panoramike një pjesë dhe pjesa tjetër është zonë e...