Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Do të respektohen afatet, fluturimi i parë më 8 maj
👁2745
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku inspektoi punimet. Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave....