Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta. IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. “Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga...