Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

Ballkani ka gjashtë ekonomi digjitale, por a mund të funksionojnë si një e vetme? Kapetanović: Nuk mjafton të digjitalizohemi, duhet të ndërlidhemi!

Gjashtë ekonomi, gjashtë administrata dhe sisteme të ndryshme digjitale. Por a mund të funksionojnë ato si një hapësirë e vetme, ku qytetarët dhe bizneset të marrin shërbime pa u penguar nga kufijtë? Kjo është sfida që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, vendosi në qendër të Samitit të tetë Digjital të Ballkanit Perëndimor, i cili nisi sot në Herceg Novi të Malit të Zi. “Sfida jonë e radhës nuk është thjesht të digjitalizojmë gjashtë ekonomitë. Është t’i ndërlidhim ato”, deklaroi Kapetanović përpara përfaqësuesve të qeverive të rajonit, Bashkimit Evropian dhe industrisë së teknologjisë. Mesazhi i tij ishte i qartë: Ballkanit nuk i duhen thjesht më shumë platforma, aplikacione dhe shërbime online. I duhen sisteme që komunikojnë me njëri-tjetrin dhe që...