Balliu me ambasadorët europianë: Rama, Hyseni, Agasi dhe Proda janë një

Balliu me ambasadorët europianë: Rama, Hyseni, Agasi dhe Proda janë një

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur shqetësimet e opozitës për sigurinë kombëtare, funksionimin e institucioneve dhe rolin e Parlamentit në procesin e integrimit europian, gjatë aktivitetit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori i Italisë, ambasadorët e Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Çekisë, Greqisë, Hungarisë dhe Sllovakisë. Në fjalën e tij, Balliu u ndal veçanërisht te zhvillimet që lidhen me drejtoren e SHISH-it, Vlora Hyseni, ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe hetimet ku përmendet Ergys Agasi. “Rama, Vlora Hyseni, Agasi dhe Proda janë një”, deklaroi Balliu, duke argumentuar se këto zhvillime nuk mund të trajtohen si raste të izoluara, por janë pjesë e një sistemi që opozita e ka denoncuar prej vitesh. Balliu e cilësoi sistemin e...