Balla: “Prania Besnike” do të shtrihet edhe në diasporë, mbi 122 mijë shqiptarë votuan PS-në më 11 maj
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë të ditur se nisma “Prania Besnike” do të shtrihet edhe te shqiptarët që jetojnë në diasporë, përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe komunikimit në platformat digjitale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka rikujtuar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, ku për herë të parë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit patën mundësinë të votonin nga diaspora. Sipas Ballës, më shumë se 200 mijë shqiptarë në diasporë morën pjesë në votim, ndërsa mbi 122 mijë prej tyre mbështetën Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama. “Më 11 Maj 2025 më shumë se 200 mijë shqiptarë në diasporë shprehën me votë vullnetin e tyre se kush duhet ta drejtojë Shqipërinë dhe kush duhet t’i përfaqësojë në Kuvend....
Burimi:
javanews.al