No Image Available

Balla pas dhunës para Ministrisë: Studentët nuk janë terroristë me maska

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas episodeve të dhunës gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit dhe dëmtimit të godinës. Përmes një reagimi publik, Balla kritikoi veprimet e protestuesve, duke theksuar se studentët nuk duhet të identifikohen me persona që përdorin dhunën dhe maskohen gjatë protestave. “Studentët nuk janë terroristë me maska! Nuk ka nxënës që thyejnë dritaret e shkollës”, shkroi Balla.