Balla nga Athina, thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit për t’i dhënë fitoren PS-së

Balla nga Athina, thirrje shqiptarëve të Greqisë: Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit për t’i dhënë fitoren PS-së

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë. “Tani ajo që na duhet dhe që duhet nga secili prej jush është që ata që nuk e kanë tërhequr ende të lidhen menjëherë dhe të shkojnë ta marrin vetë zarfin me fletën e votimit. Për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një fitore si asnjëherë tjetër, falë votës tuaj, falë votës së diasporës,” shprehet Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Athina.
Burimi: Kohajone.com