Balla në Bronx, takim me kongresmenin amerikan Ritchie Torres
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresmenin amerikan Ritchie Torres, përfaqësues i Distriktit të 15-të të Nju Jorkut, që përfshin pjesë të Bronx-it. Takimi u zhvillua në Bronx, një nga zonat ku është përqendruar komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork. Gjatë vizitës, Balla u ndal te roli i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe kontributi i tij në forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Në Bronx funksionojnë edhe institucione që synojnë ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj, përfshirë shkolla dhe programe dygjuhëshe shqip-anglisht. Balla shprehu mirënjohje për komunitetin shqiptar në SHBA, duke vlerësuar kontributin e tij në ruajtjen e lidhjeve me Shqipërinë dhe në...
Burimi:
ntv.al