Balla i publikoi foton nga protesta, përgjigjet Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot pranë bandave

Balla i publikoi foton nga protesta, përgjigjet Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot pranë bandave

Një shkëmbim deklaratash mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe Jamarbër Malltezit ka sjellë akuza të forta politike, pas publikimit nga socialisti të një fotografie të Malltezit në protestë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka vënë në shënjestër Malltezin, duke e ironizuar me një pyetje mbi statusin e tij si student dhe duke akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për përgjegjësi në sulmet ndaj institucioneve ndër vite. “Student është ky? Apo dhëndri hajdut i bufit?! Kurrë mos kini dyshime. Pas çdo sulmi dhe dhune kundër institucioneve në këto 30 vite është Sali Berisha”, deklaron Balla. Nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e Malltezit, i cili ka reaguar me tone ironike ndaj deputetit socialist. Ai ka theksuar se, në cilësinë...