Balla: Buxheti 2027 ul çmimet e 54 produkteve ushqimore, naftës dhe mbështet familjet e reja

Balla: Buxheti 2027 ul çmimet e 54 produkteve ushqimore, naftës dhe mbështet familjet e reja

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ndarë një sërë përfitimesh që sjell Buxheti i Shtetit 2027, i miratuar një ditë më parë në parim në Kuvend. Përmes një videomesazhi nga një fermë blegtorale në Kavajë, Balla bëri të ditur se nga 1 janari 2027 do të ulet TVSH-ja për 54 produkte ushqimore nga 20% në 6%, duke sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët. Si shembull, ai përmendi qumështin, duke deklaruar se nëse aktualisht një litër kushton 1 000 lekë të vjetra në supermarket, nga janari pritet të kushtojë 880 lekë. Një tjetër lehtësi, sipas Ballës, lidhet me çmimin e karburantit dhe heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës. Ai theksoi se një taksist apo fermer që konsumon 4 000...