IN MEMORIAM NGA DOM GJERGJ META – Imzot Simon Kulli, ipeshkvi dhe njeriu i mirë…
Nuk do ta mendoja kurrë, as në ëndrrën më të çuditshme, se me datë 28 nëntor të vitit 2025, do të kaloja orët e fundit me imzot Simon Kullin, në Rrëshen. Ishim bashkë për Ditën Botërore të të Rinjve, për të cilën ai kishte ardhur me të rinjtë e dioqezës së tij. Kemi ndenjur së bashku pothuaje gjithë kohës dhe ndërkohë që të rinjtë punonin në grupe, ne patëm shëtitur nëpër rrugët e Rrëshenit duke biseduar. Dikur, qemë ulur për të pirë një kafe në njërin prej bareve të qytetit, ku ai qe njohur me disa banorë që ndodheshin aty dhe patëm bërë biseda të ndryshme. Nuk më pati dhënë asnjë shenjë se kishte ndonjë frikë apo problem. Mandej patëm kremtuar Meshën e Shenjtë, meshën...
Burimi:
sarandanews.com