Man. City nuk e le me kaq, merr vendimin e rëndësishëm pas pakënaqësive ndaj arbitrimit ndaj Arsenal

Man. City nuk e le me kaq, merr vendimin e rëndësishëm pas pakënaqësive ndaj arbitrimit ndaj Arsenal

29 Nëntor 2026 21:38 Telesport Manchester City ka reaguar përmes një deklarate publike në faqen zyrtare të klubit, ku shpreh edhe njëherë tjetër pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrit në barazimin 2-2 ndaj Arsenal, në “Emirates”. “Manchester City është thellësisht i zhgënjyer nga një sërë vendimesh të marra nga zyrtarët gjatë ndeshjes së sotme kundër Arsenalit.Të hënën, klubi do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët (Pro Ref) për të kërkuar një shpjegim të plotë lidhur me vendimet kyçe të ndeshjes, duke përfshirë si procesin e marrjes së vendimeve në fushë, ashtu edhe zbatimin e sistemit VAR. Presim një përgjigje të detajuar dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë e të mbrojmë interesat e klubit, të lojtarëve tanë dhe të mbështetësve tanë”, thuhet në njoftimin për shtyp...